Deputeti shqiptar këndon himnin kombëtar në Parlamentin e Maqedonisë por bëri një gabim të vogël – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti shqiptar këndon himnin kombëtar në Parlamentin e Maqedonisë por bëri një gabim të vogël

    Insajderi
    27 April 2017 - 23:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti shqiptar i Besës, Zeqirja Ibrahmi, ka kënduar sot himnin kombëtar shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë.

    Deputeti i LSDM-së Oliver Spasovski kërkoi që shumica e re të ngrihet në këmbë për të marrë në duar institucionin.

    Ndërsa Krste Mukovski nga VMRO-DPMNE-ja, papritur filloi të këndojë himnin e Maqedonisë që bëri të ngrihen në këmbë të gjithë deputetët.

    E në një ndërhyrje procedurale deputeti i Besës, Zeqirja Ibrahimi tha se nëse u thye rregullorja për ndërhyrje procedurale duke u kënduar himni i Maqedonisë edhe ai do të këndojë himnin shqiptar.

    “Më vjen keq që në fund e thyet rregulloren dhe e tejkaluat kohën që rregullorja parashikon për ndërhyrje procedural për të kënduar himni. Nëse u lejua të këndohet himni i maqedonas atëherë edhe unë do të këndojë himnin shqiptar”, ka thënë ai.

    Por ai bëri një gabim të vogël. Në fillim ai nisë të këndoj “rreth flamurit tonë të përbashkuar….” e versioni zyrtar është “Rreth flamurit të përbashkuar”

    Talat Xhaferi sot është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë dhe një gjë e tillë është përcjellë me protesta të mëdha, brenda dhe jashtë Kuvendit, me ç’rast kanë mbetur të lënduar disa deputetë.

    https://www.youtube.com/watch?v=0SBa8jcObEg

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark