×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja britanike, Alicia Kearn: Asociacioni, presion brutal ndaj Kosovës

    Insajderi
    27 February 2023 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deptutetja në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alica Kearn, sot në llogarinë e saj në Twitter ka komentuar letrën e djeshme nga kancelari gjerman, presidenti i Francës dhe kryeministrja e Italisë drejtuar kryeministrit, Albin Kurti. Kearns, ka pyetur përfaqësuesit e Italisë, Gjermanisë dhe të Francës, pse po kërkojnë ta rrënjosin një territorialitet etnik në Kosovë.

    Ka qenë fillimisht analistit i çështjeve të Ballkanit, Jakub Bielamowicz, i cili ka thënë se vendet e lartcekura po ushtrojnë presion mbi kryeministrin në lidhje me Asociacionin ndaj të cilit ka reaguar deputetja.

    Një letër nga Gjermania, Franca dhe Italia, që i kërkon Prishtinës që t’i përkushtohet Asociacionit të komunave me shumicë serbe ‘plotësisht dhe pa kushte’, është një prelud i presionit brutal ndaj Kosovës për të rënë dakord për ndarjen e saj de facto, përfshirë një Republika Srpska 2.0, në këmbim të njohjes ‘eventuale’”, ka shkruar Bielamowicz.

    Kurti gjatë kohës sa ishte në opozitë ka qenë kategorikisht kundër një marrëveshjeje të tillë, por tash ai i ka vendosur gjashtë kushte për Asociacionin.

    Takimet në Bruksel pritet të fillojnë nga ora 15:00. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark