×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Deputetja britanike ngrit alarmin: Në kishat ortodokse në Kosovë po mbahet armë

    Insajderi
    04 July 2023 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka thënë në Parlamentin e këtij shteti se në kishat ortodokse në Kosovë po kontrabandohet armatim nga Serbia, nëpërmjet ambulancave.

    Kearns, e cila është njëherit edhe Kryesuese e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme në Britani, ka deklaruar se për këtë është në dijeni edhe KFOR-i, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Kjo është arsyeja pse gjendja e sigurisë është e rëndë. Për një kohë të gjatë nuk kemi arritur të identifikojmë milicitë e armatosura serbe që veprojnë në veri të Kosovës. Qeveria është e vetëdijshme, Fusilierët sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona bëhen të vetëdijshme për këtë dhe përpiqen të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, procedurat e lejeve zgjasin shumë”, ka deklaruar ajo në Kuvend.

    Më tej, deputetja britanike ka thënë se është e shqetësuar që Britania e Madhe po i shet armatim Serbisë, teksa ka kërkuar që shteti britanik ta ndalojë eksportimin atje.

    Deputetja konservative ka kërkuar që mandatit të KFOR-it t’i zgjerohet mandati dhe të ketë qasje në luftimin e kontrabandimit të armëve dhe milicive në veri.

    Për këto pretendime të deputetes britanike, KFOR-i e as ndonjë zyrtar qeveritar nuk është deklaruar asnjëherë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark