Insajderi
Lajme

Deputetja britanike për Osmanin: Gabim të humbet një lider i kalibrit të saj

Insajderi
04 April 2026 - 19:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Deputetja britanike për Osmanin: Gabim të humbet një lider i kalibrit të saj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

 Sot, Vjosa Osmani, në mesnatë, përfundon mandatin e saj pesëvjeçar si presidente e Kosovës.

Lidhur me këtë ka reaguar deputetja britanike, Alicia Kearns.

Kearns, duke lavdëruar punën e Osmanit, tha se është kohë e gabuar për humbjen e një lidereje të kalibrit të saj.

“Sot, Presidentja Vjosa Osmani përfundon mandatin e saj. Ajo i dha Kosovës një zë të respektuar dhe e ngriti pozitën e saj në arenën ndërkombëtare. Mbi të gjitha, ajo mbrojti kauzën e vendit të saj me aftësi të jashtëzakonshme dhe me një dashuri të madhe për njerëzit që i shërbeu. Zemra e saj reflektohej në gjithçka që bënte. Në një moment të paqëndrueshmërisë së theksuar në Ballkanin Perëndimor, kjo është pikërisht koha e gabuar për të humbur një lidere të kalibrit të saj. Kosova ka nevojë për vendosmërinë dhe aftësinë për të ndërtuar ura që ajo demonstroi. I uroj Presidentes Osmani çdo sukses në të ardhmen”, ka shkruar ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark