Deputetja e AAK-së ironizon me Qeverinë pas ndarjes së mjeteve për libra: Të qeshim të gjithë së bashku - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Deputetja e AAK-së ironizon me Qeverinë pas ndarjes së mjeteve për libra: Të qeshim të gjithë së bashku

    Insajderi
    30 August 2023 - 19:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka reaguar lidhur me ndarjen e mjeteve nga Qeveria për t’ua siguruar librat nxënësve nga klasa e parë deri të pestën.

    Ajo ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje anuloi tenderin për furnizim me libra nga shtëpitë botuese me arsyetimin se janë tejkaluar 500 mijë euro nga vlera e parashikuar, ndërsa tash kanë ndarë 6 milionë euro, përmes praktikës së re të subvencionimit të prindërve.

    “Të qeshim të gjithë së bashku”, ka shkruar ndër të tjera.

    Zyra për Media e Kryeministrisë ka njoftuar se sot Qeveria e Kosovës ka zhvilluar një mbledhje në mënyrë elektronike duke marrë vendim për ndarjen e 6 milionë e 323 mijë e 380 euro për subvencionimin e teksteve shkollore për klasat 1 deri 5 dhe 6 milionë e 617 mijë e 340 euro për subvencionimin e materialeve mësimore për klasat 1 deri 9.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark