Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Albana Bytyqi, e ka përkrahur bojkotimin nga gazetarët të konferencës së ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari, shkaku i pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.
Bytyqi e ka pyetur ministren, se si mendon që t’i mbyllë mediat dhe pikërisht ato të vijnë për t’i shërbyer asaj?
“Epo ja që nuk shkojnë punët bash qashtu ministre. Sot, ju dhe pushteti juaj e morët përgjigjën e merituar. Ditë të këqija po vijnë për juve”, tha ajo.