×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Deputetja e deklaron burrin si punëtor në APK, ai shfaqet publikisht si biznesmen i madh

    Insajderi
    06 June 2024 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e AAK’së, Albana Bytyqi, në formularin për deklarimin e pasurisë në APK, nuk e ka paraqitur saktë pozitën e punës të burrit të saj. Bashkëshortin e ka aksionar në një klub futbolli në Kosovë, në rrjete sociale ai shfaqet edhe si biznesmen, por në regjistrat APK-së, figuron si punëtor në një kompani. E njëjta deputete më parë ishte dënuar për raportim të rrejshëm të pasurisë.

    Gazeta Insajderi

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit muajin e kaluar ka publikuar të dhënat e deklarimit të pasurisë nga zyrtarët publikë për vitin 2024.

    Në mesin e zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë është edhe deputetja e e AAK’së, Albana Bytyqi.

    Tek të ardhurat vjetore personale dhe familjare ajo përveç pagës së vetë, ka deklaruar edhe atë të bashkëshortit të saj.

    Për burrin e saj i cili është biznesmen, Jetmir Bytyqi, ajo ka thënë se është punëtor në kompani, duke deklaruar një shumë prej 1 mijë e 200 euro.

    Por, siç merr vesh Insajderi ai është aksionar në klubin “FC Suhareka”. Se Jetmir Bytyqi ka aksione në këtë klub e vërteton edhe fotoja e mëposhtme.

    Por, përveç kësaj, ai në këtë klub ka hyrë aksionar si pronar i një firme, ndonëse në ARBK nuk figuron në emër të tij.

    Bëhet fjalë për firmën “Capital Invest”, nën logon e cilës nga ky klub madje i është uruar ditëlindja Bytyqit.

    Foton e kësaj kompanie, bashkëshorti i Albana Bytyqi, e ka të vendosur edhe në kopertinën e profilit të tij në “Facebook”.

    Edhe në punët që kryen nga kjo kompani, në postimet që bëhen në faqe, urohet Bytyqi.

    Deklarimi pasurisë dhe dënimi që parashihet

    Gazeta Insajderi ka kërkuar sqarime nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit lidhur me deklarimin e pasurisë që është bërë nga deputetja, Albana Bytyqi, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

    Për të marrë vesh se pse bashkëshortin e ka deklaruar si punëtor, Insajderi ka pyetur edhe deputeten, por që e njëjta nuk i është përgjigjur thirrjeve dhe as masazheve që i janë dërguar lidhur me këtë temë.

    Ndryshe, deklarimi i rrejshëm apo edhe mosdeklarimi i pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publikë përbën vepër penale që sanksionohet me dispozitat e Kodit Penal.

    Sipas sanksioneve të parapara me ligj, një veprim i tillë mund të rezultojë me gjobë, burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, si dhe konfiskim të pasurisë së fituar në kundërshtim me ligjin.

    Qëllimi kryesor i procesit të deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit është që të identifikohen rastet e krijimit të pasurive të jashtëligjshme nga zyrtarët e lartë publikë në Kosovë.

    Burgim me kusht për deputeten Albana Bytyqi

    Gjykata Themelore në Prizren më parë kishte shpallur fajtore deputeten, Albana Bytyqi për shkak të veprës penale “mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë”. Deputetja ishte dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht dhe me 600 euro gjobë.

    aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prizren, thuhej se deputetja Bytyqi në cilësinë e asamblistes së Kuvendit Komunal në Suharekë ka qenë e detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë nga data 1 mars deri më 19 qershor 2020, por, që nuk e ka paraqitur veturën “VW B” me vit të prodhimit 2012, e cila është në pronësi të saj.

    Me këto veprime ka kryer veprën penale, mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, sipas nenit 430 paragrafi 2 te Kodit Penal te Republikës së Kosovës“, thuhet në aktgjykim.

    Bytyqi ishte dënuar me gjobë në shumën prej 600 euro.

    Me dënim me gjobë në shumë prej 600 €, të cilin e akuzuara duhet ta paguaj në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi. Nëse nuk do të paguhet ose nuk mund të paguhet akuzuara, atëherë dënimi me gjobë do të shndërrohet në dënim me burgim duke u llogaritur nga 20 euro për dënimin me gjobe një dite burgim.”

    Ajo u dënua edhe me 6 muaj burgim, por ky dënim nuk ekzekutohet nëse deputetja nuk kryen vepër tjetër penale për një vit.

    Dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajve, por njëkohësisht urdhërohet që ky denim nuk do te ekzekutohet po që se e akuzuara në kohën e verifikimit prej një (1) vit nuk kryen vepër tjetër penale dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.”

    T është e akuzuara A B nga data 21.09.2018 dhe se riregjistrimi i fundit i kësaj veture është bërë nga e akuzuara me datë 21.09.2019“, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark