Deputetja e LDK-së: Qeveria Kurti, në emër të popullit është kundër popullit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deputetja e LDK-së: Qeveria Kurti, në emër të popullit është kundër popullit

    Insajderi
    21 August 2023 - 21:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se Qeveria e Albin Kurtit ” e ushqeu popullin vetëm me kriza, ndërsa vet po ushqehet nga korrupsioni dhe tregtimi i drogës”.

    Reagimi i saj vjen pasi Ministria e Arsimit mori vendim që të mos furnizojë direkt nxënësit me libra, por mjetet financiare t’iu transferojë prindërve.

    ”Qeveria Kurti, në emër të popullit është kundër popullit. E la popullin pa rrymë, pataj ia shtrenjtoi faturën dy herë. E la popullin pa mbështetje kur inflacioni në produkte esenciale kishte arritur deri në 50%. Tash i lë edhe nxënësit pa libra”.

    “Ky pushtet e ushqeu popullin vetëm me kriza, ndërsa vet po ushqehet nga korrupsioni dhe tregtimi i drogës“, ka shkruar ajo në Facebook. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark