Insajderi
Lajme

Deputetja e PDK-së i bën thirrje Kurtit ta thërrasë seancën: Kosova nuk është pronë e një lideri

Insajderi
18 August 2026 - 11:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Deputetja e PDK-së i bën thirrje Kurtit ta thërrasë seancën: Kosova nuk është pronë e një lideri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, nga foltorja e sallës plenare, i bëri thirrje kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe partisë së tij që të mundësojnë konstituimin e Kuvendit, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas saj, asnjë parti nuk është mbi shtetin dhe Kosova nuk është pronë e një lideri.

“Asnjë parti nuk është mbi shtetin. Vetëvendosje ka vendosur ta mbajë krejt shtetin peng, e pasojat i bart pacienti. Ju, qytetarë, po e paguani çmimin e një shteti që nuk po lejohet të funksionalizohet. Sot nuk po kërkojmë dorëheqje, por diçka shumë elementare: të funksionojë shteti. Prandaj, Kurti, thirre seancën, respekto Kushtetutën dhe konstituoje Kuvendin”, deklaroi Kabashi-Ramaj.

Ajo theksoi se Kosova u përket qytetarëve dhe se askush nuk ka të drejtë ta mbajë peng të ardhmen e saj.

“Kosova nuk është pronë e një lideri. Kosova u përket qytetarëve të saj dhe nuk ka të drejtë askush ta mbajë peng të ardhmen e saj”, tha deputetja e PDK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark