Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas vendimit që Kuvendi ka ndërmarrë duke ua kufizuar punën mediave.
Ajo ka thënë se “Pamjet e tilla, flasin për drejtimin që shteti jonë po e ndjekë!”, derisa ia ka bashkangjitur shkrimit një fotografi.
“Një ndër bazat e instalimit të regjimit autoritarian është vënja nën thundrën e vetëcensurimit të mediave” u shpreh Musliu-Shoshi.
Tutje ajo është shprehur se “Demokracitë gërryhen ngadalë, nëpërmjet proceseve që mezi duken”.
“Mos të harrojmë, nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, rrënimi i pjesës më të madhe të demokracive është shkaktuar nga vetë qeveritarët e zgjedhur. Pra, mëkati ndaj demokracisë sot fillon në kutitë e votimit”, shkroi ajo.
*SI VDESIN DEMOKRACITË