Insajderi
Insajderi

Deputetja e VV-së tregon çka i tha frizerja e saj për Kurtin

Insajderi
01 November 2022 - 16:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Deputetja e VV-së tregon çka i tha frizerja e saj për Kurtin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka treguar përmes faqes së saj në Facebook  një rrëfim. Ajo shkroi se çfarë i ka thënë frizerja e saj ku rregullisht shkon, për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

    Fjala është për marrëveshjen Kosovë – Serbi.

    “Unë fle rahat, sepse nuk kam frikë që kur të zgjohem do të kuptoj se Kryeministri ynë ka nënshkruar ndonjë marrëveshje të dëmshme për vendin”, ka shkrua ajo në Facebook.

    Kjo deputete e pushtetit thotë se është e befasuar për mirë kur ka dëgjuar këtë nga ajo.

    “U befasova për të mirë, kur e dëgjova këtë nga një parukiere në sallonin që e frekuentoj. Vetëdija qytetare fatmirësisht është shumë më e lartë, në raport me atë që servohet shpesh nga studiot televizive me tentativë të kotë në deformimin e opinionit public”, ka shkrua Kollçaku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Facebook Instagram

    Impressum

    Kontakt

    Trademark