Insajderi
Lajme

Deputetja e VV’së ia “çan” hallin kryeministrit: A more Binush, po me dhimbesh me kë je tu pasë punë

Insajderi
26 April 2026 - 18:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Deputetja e VV’së ia “çan” hallin kryeministrit: A more Binush, po me dhimbesh me kë je tu pasë punë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, i është dhimbsur shefi i saj, Albin Kurti, lidhur me përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së presidentit.

Matoshi ka ironizuar me opozitën, duke parashtruar pyetje nëse do të ishte e pranueshme që në ofertë të presidentin të përfshiheshin terminalet doganore dhe qindra hektarë tokë, shkruan Insajderi.

“Folni loçka se kerkush s’pe din çka po doni. A more Binush po me dhimesh me kond je tu pase pune”, është shprehur Matoshi.

PDK ka refuzuar propozimin e kryeministrit Kurti, që të propozohen tre emra koncensualë për president, teksa LDK ka thënë se përmes marrëveshjes politike mund ta propozojnë Vjosa Osmanin. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark