Deputetja Gaxherri i përgjigjet nënës së Astrit Deharit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja Gaxherri i përgjigjet nënës së Astrit Deharit

    Insajderi
    20 December 2016 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Gaxherri, i është përgjigjur nënës së Astrit Deharit e cila në një emision televiziv i kishte kërkuar llogari Gaxherit, për deklaratat e saja në Kuvend.

    Gaxherri i ka thënë nënës së Deharit se nuk ka pasur ndonjë qëllim personal me asnjërin prej të paraburgosurve të LVV-së.

    “Shumë e nderuar zonja Dehari sot po e shfrytëzoj rastin që t’iu shpreh ngushëllimet si një nënë që kupton dhimbjen e një nëne. Unë nuk e kam njohur birin tuaj Astritin. Ai dhe 5 të akuzuar në të njejtën vepër nuk ua kam ditur asnjërit  emrin. Unë nuk kam asnjë qëllim personal me asnjë qytetarë të Kosovës”.

    “Unë kam kërkuar nga Qeveria dhe qytetarët e Kosovës që të distancohen nga veprimet e tyre të dhunshme. Pse duhet gjetur në selitë e tyre, armë maska e molotov?. Kam thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet të jetë lëvizje demokratike. Ky ka qenë deklarimi im pas të cilit qëndroj edhe sot. Pa mëdyshje vdekja e një djali të ri në burgun e Prizrenit është e dhimbshme dhe tejet sfiduese për institucionet e vendi”, ka thënë ajo.

    Gaxherri gjatë fjalimit e të saj në foltoren e Kuvendit po ashtu e ka akuzuar edhe avokatin e familjes Dehari, Tomë Gashi, për shtrembërim të fakteve.

    “ Avokati Tomë Gashi në mënyrë të paskrupullt dhe skajshmërish të turpshme shtrembëron fakte”, deklaroi Gaxherri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark