Deputetja zvicerane me origjinë nga Kosova: Imazhet me refugjatët e Ukrainës na përkujtojnë Kosovën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja zvicerane me origjinë nga Kosova: Imazhet me refugjatët e Ukrainës na përkujtojnë Kosovën

    Insajderi
    09 April 2022 - 12:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qëndresa Sadriu është një e reja zvicerane me origjine shqiptare, anëtare e Partisë Socialdemokrate (PS) e cila para tri vitesh u zgjodh deputete në Parlamentin e Kantonin të Cyrihut.

    Në një intervistë për portalin lecanton27.che, ajo tha se janë pikërisht imazhet e refugjatëve ukrainas çfarë na kujton luftën në Kosovë.

    “Zvicra ishte nder vendet e para qe njohu pavarësinë e Kosovës. Pastaj gjate luftës priti rreth 60 mije refugjate nga Kosova,  qe na e përkujtojnë këto dite imazhet e refugjateve nga Ukraina ne drejtim te Zvcrës”, tha ajo.

    Ndërkaq, e pyetur pse Putin e përmend shpesh Kosovën, ose pse Moska insiston te krahasoje Ukrainën me Kosovën dhe sa është i drejtë kjo analogji  ne fund deputetja zvicerane Qëndresa Sadriu ka pohuar se krahasimet e tilla kanë prapavijat e veta.

    “Krahasimet e tilla nga Moska kanë prapavijën e vetë, por ne megjithatë nuk duhet fokusuar ne krahasime te tilla, ne propagandën ruse, por ne situatën aktuale ne Ukrainë, për t’ju ofruar ndihmë viktimave te luftës, refugjateve, te zhvendosurve”, ka thënë ajo


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark