×
  • Lajme
  • Lajme

    Dërgohet pa shenja jete dy vjeçari në Spitalin e Gjilanit

    Insajderi
    03 March 2024 - 23:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një fëmijë i moshës 2 vjeçare është dërguar pa shenja jete në spitalin e rajonal të Gjilanit.

    Vdekjen e tij e kanë konstatuar mjekët por akoma nuk dihen rrethanat e vdekjes.

    Sipas informacioneve të para, Sinjali raportoi se fëmija është dërguar në spital nga familjarët, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

    Ajo që dihet deri më tani është se Policia është njoftuar për rastin dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

    Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark