Insajderi
Lajme

“Deri 35 gradë”- Java nis e nxehtë në Kosovë

Insajderi
13 July 2025 - 15:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Deri 35 gradë”- Java nis e nxehtë në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë javës së ardhshme, bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti do të paraqitet i ndryshueshëm, me një fillim të ngrohtë dhe kryesisht me diell, ndërsa nga mesi i javës pritet një rënie graduale e temperaturave dhe paraqitje e reshjeve të përkohshme.

Sipas këtyre të dhënave, vranësirat dhe rrebeshet lokale do të jenë më të theksuara në pjesën e dytë të javës. Temperaturat do të luhaten nga vlerat mbi 30°C në fillim të javës deri në 23°C në fundjavë. Do të fryjnë erëra të lehta deri mesatare nga drejtime të ndryshme, transmeton Klankosova.tv.

Indeksi UV do ë jetë i lartë, prandaj këshillohet që nga ora 09:00-17:00 të kufizohen nga rrezet direkte të diellit, moshat e shtyera, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike mbeten më të rrezikuar.

Parashikimi i plotë i motit për pesë ditët e ardhshme:

E hënë

Moti do të jetë kryesisht me diell.  Temperaturat minimale: 13 – 16°C. Temperaturat maksimale: 31 – 35°C, Era: e lehtë nga drejtime të ndryshme

E martë

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Vende-vende priten riga shiu me rrufe gjatë ditës. Temperaturat minimale: 14 – 17°C. Temperaturat maksimale: 28 – 32°C. Era: nga veriperëndimi, 1–8 m/s

E mërkurë

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu. Temperaturat minimale: 12 – 16°C. Temperaturat maksimale: 28 – 32°C. Era: kryesisht nga verilindja, 1–6 m/s

E enjte

Moti me diell dhe vranësira të pakta. Vranësirat gjatë ditës mund të sjellin riga shiu dhe rrufe në disa zona. Temperaturat minimale: 12 – 16°C. Temperaturat maksimale: 26 – 29°C. Era: nga verilindja, 1–9 m/s

E premte

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat mund të sjellin reshje të izoluara. Temperaturat minimale: 12 – 14°C. Temperaturat maksimale: 23 – 26°C. Era: e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark