Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim thotë se deri në orën 17:00 kanë dalë 39 për qind e votuesve me të drejt vote.
Sipas Kryeziut ka ekipe mobilizuese nga partitë për bartjen e qytetarëve për të votuar. Për votime familjare janë shënuar 63 raste, kurse janë vërejtur 12 raste të fotografimit të votave, sipas DnV-së.
Ai, më tej, tha se në dy qendra të votimeve janë vërejtur dy zyrtarë të cilët nuk janë të akredikuar për zgjedhje.
Shqetësuese sipas tij është edhe një rast në Trestenik, ku është vërejtur se ka votuar një person edhe pse ka pasur sprej në gisht.