Ndodh çdo vit: Ju zgjoheni një mëngjes dhe lëkura “ngjitëse” e verës fillon edhe ndryshon, derisa një ditë, teksa vjeshta dhe dimri sjellin ditët e ftohta, ajo nis edhe dehidratohet
“Ndryshimet në ajër dehidratojnë lëkurën,” tha Audrey Kunin, dermatologe e certifikuar, për Well & Good.
“Ka reaksione kimike që ndodhin në lëkurë kur humbasim mantelin mbrojtës të saj. Qelizat e lëkurës fillojnë edhe çahen.”
Për këtë arsye, është e këshillueshme të shmangni disa produkte, ose të paktën përdorini me masë, derisa të vijë pranvera.
Tonerat janë me përbërës hidratues që ndikojnë pozitivisht te lëkura gjatë dimrit, por shmangni ata me përbërës alkooli. Zgjidhni një toner me formulë me acid hialuronik ose niacinamide.
Shumë njerëz përdorin maska balte për të detoksifikuar lëkurën, por në përgjithësi, ato do të thahen dhe do të irritojnë më keq lëkurën, sidomos gjatë ditëve të ftohta. Kështu që shmangini.
Kjo nuk do të thotë që të hiqni dorë nga retinoli plotësisht, por përdorni me masë çdo derivat të vitaminës A nëse keni thatësi në lëkurë.
Në përgjithësi, produktet që përdoren për të larguar puçrrat kanë tendencën të thahen, kështu që në muajt e ftohtë duhet të jeni të kujdesshëm me përbërës si acidi salicilik dhe peroksidi i benzoilit. Acidi azelik është një alternativë më e butë. Niacinamidet funksionojnë gjithashtu.
Burimi: Well & Good, Anabel