“Dëshmi se politikanët e lartë të Serbisë përbëjnë rrezik”, Kurti reagon pas sanksionimit të Vulinit nga SHBA-të - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Dëshmi se politikanët e lartë të Serbisë përbëjnë rrezik”, Kurti reagon pas sanksionimit të Vulinit nga SHBA-të

    Insajderi
    11 July 2023 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas sanksioneve të vendosura ndaj shefit të inteligjencës serbe, Aleksandar Vulin, nga ana e Departamentit amerikan të Thesarit të SHBA-së.

    Kurti me anë të një postimi në ‘Twitter’ ka thënë se sanksionet e SHBA-së ndaj Vulinit janë dëshmi se politikanët e lartë të shtetit serb përbëjnë rrezik të sigurisë dhe paqes, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Thesari amerikan ka sanksionuar Aleksandar Vulin – Drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Serbisë dhe ish-ministrin e Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes – për “marrëveshjet korruptive që lehtësojnë aktivitetet malinje ruse në Serbi dhe rajon”, duke dëshmuar kërcënimin që përbëjnë për paqen dhe sigurinë politikanët e shtetit serb”, ka deklaruar Kurti.

    Sipas Thesarit amerikan, Vulin është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

    Sipas njoftimit të Thesarit, Vulin është përfshirë në krim të organizuar transatlantik, në operacionet joligjore narkotike dhe në keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    “Vulin ka mbajtur raporte që kanë pasur përfitim reciprok me trafikantin e armëve, Sllobodan Teshiq, duke mundësuar që dërgesat me armë të tij të mund të lëvizin lirshëm përtej kufijve të Serbisë”, u tha në njoftim.

    Teshiq është në listën e zezë amerikane që nga viti 2017.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark