Dëshmitari i pestë kundër Thaçit dhe të tjerëve prezantohet si ish-pjesëtar i UÇK-së – Insajderi
×
Insajderi

Dëshmitari i pestë kundër Thaçit dhe të tjerëve prezantohet si ish-pjesëtar i UÇK-së

Insajderi
18 May 2023 - 11:27
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dëshmitari i pestë i Prokurorisë së Specializuar në rastin Thaçi dhe të tjerët është prezantuar si ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Teksa u mor në pyetje nga mbrojtja e ish-presidentit, Hashim Thaçi, të akuzuar për krime lufte, ai tha se UÇK-ja nuk ia dhanë uniformën por e bleu vetë, shkruan Gazeta Insajderi.

Po ashtu, ai tha se armën e mori nga një bashkëfshatar, të cilin e përshkruajti si “të lodhur”.

Përgjatë intervistimit të Prokurorisë Speciale, ai u deklarua se pjesëtarë të UÇK-së morën të afërmin e tij.

Dëshmitari pesë u shpreh se këtë veprim e bëri për të kuptuar se siç i shpreh ai, pse i morën ata.

“Me këqyr çka u bo, pse i morën”, u shpreh ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark