Me administratën e Donald Trump-it, anti-amerikanizmi në Serbi u qetësua dhe nga kjo anë ishte racionale të adhurohej Trump-i, por nëse shikohet se çfarë tha presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara Joe Biden për Serbinë, është e qartë pse ka nervozizëm në Beograd për shkak të fitores së tij, kanë vlerësuar gazetari Zoran Panoviq, raporton portali Nova.rs.
“Në konstatimin se zgjedhjet në SHBA janë pa dyshim ngjarja e javës, pyetja është se çfarë lidhje ka kjo me ne dhe pse e lidhim fatin e Trump me fatin e Aleksandar Vuçiq-it”, shkruan Nova.rs.
Duke vënë në dukje se “ai nuk kishte kandidatin e tij të preferuar në zgjedhjet presidenciale të SHBA”, drejtori i programit Demostat, Zoran Panoviq tha se ”relaksimi i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të sjellë nga Trump-i kontribuoi në faktin se mund të ishte më mirë për Serbinë nëse ai kishte fituar”.
“Me këtë administratë, ai antiamerikanizëm është qetësuar dhe është racionale të adhurosh Trumpin nga ajo anë”, ka pretenduar ai, duke shtuar se kishte disa mistifikime të Trump-it dhe “një thashethem se ai zbarkoi në Beograd si një simetri për kultin e Clinton-it në Kosovë”.
Sa i përket Biden-it, ai është, siç thotë ai, i njohuri ynë i vjetër i cili ka thënë se Serbia duhet të forcojë rrugën evropiane, se ASK është një detyrim i Kosovës, por gjithashtu se pavarësia e Kosovës është punë e kryer.
“Është me rëndësi ajo që është nënshkurar në Uashington. Ne mund të supozojmë se Izraeli sigurisht nuk do të tërheq njohjen e Kosovës, e ajo që Trump humbi, do të shohim se çfarë do të ndodhë me këtë korporatë ndërkombëtare për zhvillimin ekonomik, e cila hapi zyrën e saj këtu”, ka pretenduar Panoviq./Insajderi.org.