×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dështimi i mbledhjes së kryesisë, Kusari-Lila fajëson opozitën

    Insajderi
    10 July 2023 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se përkundër dështimit të mbledhjeve do ta vazhdojnë punën ashtu siç e lejon Kushtetuta, raporton EO.

    Ka shtuar se janë mobilizuar që t’i kenë numrat për votimin e projektligjeve. Sipas saj, opozita duhet t’i tregojë arsyet e mospjesmarrjes nëpër mbledhje.

    “Siç e pat as sot nuk u mbajt mbledhja e Kryesisë në mungesë të kuorumit. Sot kemi dy seanca me një varg pikash, ne presim do presim nëse kryetari të thërras seancën e re, për të vazhduar me punën. Ne do të vazhdojmë me punën që na lejon ligji dhe Kushtetuat”.

    “Jemi mobiluara për marrë pjesë në seanca, marrëveshjet ndërkombëtare mbetet përgjegjësi e opozitës nëse nuk votojnë. I cilësojmë të papranueshme e të paarsyeshme arsyetimet e tyre, kemi ligje që kanë ardhur e kanë ndikim në jetën e qytetarëve. Sesioni pranveror vazhdon deri në fund të korrikut”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark