Ka dështuar edhe një herë tjetër interpelanca e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilecit.
Ministri as sot nuk ka qenë prezent në Kuvendin e Kosovës, ndërsa nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka thënë se Stavileci qenka jashtë vendit.
Stavileci do të duhej të dilte në interpelancë në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike, me kërkesën e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues./Insajderi.com