Insajderi
Lajme

Dështon mbledhja e Komisionit për zgjedhjen e anëtarëve të KPM-së

Insajderi
04 March 2024 - 12:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dështon mbledhja e Komisionit për zgjedhjen e anëtarëve të KPM-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ka dështuar intervistimi i kandidatëve për anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Në mbledhjen e komisionit Ad Hoc u tha se për të vazhduar tutje ky proces duhet të jenë më shumë kandidatë, teksa u bë e ditur se kanë mbetur vetë dy, të komunitetit shqiptarë.

Kryesuesi i këtij komisioni, Besim Muzaqi i ka propozuar KPM-së ri-shpalljen e këtij konkursi duke thënë se duhen më shumë se dy kandidatë për një pozitë në mënyrë që të bëhet dërgimi i tij në Kuvend.

” Sot meqenëse u konstatua se njëra nga kanditatët shqiptare është tërhequr nga konkurrenca atëherë u krijua një situatë ku ne kemi edhe një vendim një opinion ligjorë i cili e sqaron këtë situatë varësisht ku duhet të ketë më shumë se dy kanditat për një pozitë për të dërguar dy në Kuvend dhe kjo mundësi nuk është atëherë u detyruam që të marrim këtë vendim që procesi i zgjedhjes së kanditateve gjerësisht intervistimi të mos fillojë fare dhe ti bëjmë. rekomandim KPM-së që të rishpall këtë konkurs”, ka deklaruar Muzaqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark