Insajderi
Lajme

Dështon protesta kundër shtatores së Car Lazarit

Insajderi
03 July 2016 - 16:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pos organizatorëve  dhe shumë gazetarëve, asnjë qytetar nuk ka dalë te Ura e Ibrit në Mitrovicë në protestën e thirrur për sot në orën 16:00 kundër ndërtimit të shtatores së Car Lazarit në Mitrovicën e Verut, pak metra larg urës.

Nga fotografitë e vendit të ngjarjes, shihet se më shumë ka gazetarë të interesuar për protestën sesa pjesëmarrës.

protesta1

Aty afër ka qytetarë që janë duke qëndruar ulur, por të pa interesuar për protestën. Ndërsa forca të shumta të Policisë së Kosovës janë duke e bërë sigurimin e ambientit.

Ndryshe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri kishte bërë thirrje që të mos dalin qytetarët në protesta.

protesta2

Lexoni më shumë për protestën e thirrur nga një portal lajmesh.

Protesta gjithëpopullore e një portali kundër shtatores së Car Lazarit

 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark