Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë miratuar rezolutën e propozuar nga deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi, lidhur me çështjen e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit.
39 deputet ishin kundër, 19 pro, ndërsa, 7 të tjerë abstenuan.
Në rezolutën e propozuar nga Kadaj-Bujupi ndër të tjera kërkohej që Qeveria të lirojë zonën e veçantë, të themelohet korporata publike e thëngjillit, të hetohen dhe të ndërmerren masa ligjore që prej atyre që kanë penguar zgjerimin e minierës e deri te ata që kanë ndryshuar kahjen e minierën./Insajderi.com