Dështon seanca e rigjykimit ndaj Shaban Gogajt, kjo është arsyeja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dështon seanca e rigjykimit ndaj Shaban Gogajt, kjo është arsyeja

    Insajderi
    28 July 2023 - 13:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Seanca e paraparë të mbahej të premten u anulua për shkak se mbrojtësi i të akuzuarit Shaban Gogaj, avokati Besnik Berisha ka kërkuar anulimin e seancës për shkak se ka rast vdekje në familje.

    Njoftimin lidhur me anulimin e seancës e dha kryetarja e trupit gjykues Violeta Husaj-Rugova, raporton “Betimi për Drejësi”.

    Ndërsa për caktimin e seancës së radhës do ta bëjë të ditur ditëve në vazhdim.

    Ndryshe, Gjykata e Apelit më 23 mars 2023 kishte shqyrtuar ankesat e mbrojtësit të Shaban Gogajt, avokatit Besnik Berisha, palës së dëmtuar, avokatit Berat Tmava dhe ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

    Kurse, pas shqyrtimit të ankesave, Apeli më 23 mars 2023 e ka kthyer lëndën në rigjykim.

    Ndërkaq më 14 tetor 2022 Gjykata Themelore në Pejë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj, duke e dënuar kështu me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia të Agonis Tetajt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark