×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dështon seanca për vrasjen në Gllogjan, flet për Insajderin avokati i njërit nga të akuzuarit

    Insajderi
    24 May 2023 - 13:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Seanca fillestare e paraparë që të mbahet sot kundër tre të akuzuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan është ndërprerë, për shkak se mbrojtja e të akuzuarve kanë thënë se nuk posedojnë deklaratat e dëshmitarëve.

    Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi avokati Sylë Lokaj, i autorizuar për mbrojtjen e të akuzuarit Kreshnik Mehmetaj.

    Sipas tij, mbrojtja e të akuzuarve nuk posedon dëshminë e dhjetë dëshmitarëve.

    “Arsyeja e mos-mbajtjes së seancës është mos-dorëzimi i provave. Sipas neve, Prokuroria nuk ka dorëzuar dëshminë e 10 dëshmitarëve”, ka deklaruar shkurtimisht Lokaj për Insajderin.

    Në Gjykatën Themelore të Pejës ka nisur seanca e shqyrtimi fillestar ndaj tre të akuzuarve Kastriot Mehmetaj, Kreshnik Mehmetaj dhe Halil Mehmetaj, të cilët po akuzohen për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

    Tre persona kishin mbetur të vdekur dhe një i plagosur nga sulmi me armë zjarri që kishte ndodhur në drejtim të autobusit me udhëtarë në fshatin Gllogjan të Deçanit më 26 nëntor të vitit 2021.

    Dy nga të vdekurit ishin nxënës, ndërsa personi tretë ishte drejtuesi i autobusit. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark