×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështon sërish Komisioni Hetimor për subvencionimin e teksteve, s’ka kuorum

    Insajderi
    09 October 2024 - 21:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mungesë të pozitës, ka dështuar Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore. Komisioni Parlamentar sot ka pasur të planifikuar intervistimin e dëshmitarëve si Fadile Dyla, sekretare e Përgjithshme e MAShTI-t; Avni Rexha, u.d. drejtor i Departamentit të Arsimit Parauniversitar; Genc Hamzaj nga AShI e të tjerë

    Planet kanë qenë që të dëgjoheshin tre dëshmitarë në Komisionin Hetimor Parlamentar për subvencionimin e teksteve shkollore.

    Por, për arsyet që janë kthyer në të zakonshme, mungesën e kuorumit, ka dështuar të mbahej mbledhja. Prezentë kanë qenë vetëm kryetari i komisionit, deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, dhe Agim Veliu, deputet nga radhët e LDK-së.

    Shemsedin Dreshaj, Kryetar i Komisionit Dreshaj tha se agjenda ishte definuar që tre muaj.

    “Sic po e shihni kjo mbledhje e thirrur që të ketë një agjend dhe të mbahet sot lidhur me vazhdimin e interprelancës për tekstet mësimore të subvencionuara në vitin 2023-2024, përkundër agjendës që ka qenë e definuar para tre muajsh, sot jemi pa kourum”, ka theksuar Dreshaj.

    Ai ka shtuar se e kanë pas të konfirmuar që edhe anëtarë të tjerë do të jenë të pranishëm.

    “Përkundër faktit që  kemi qenë të informuar që do të jemi në numër të mjaftueshëm të vazhdojmë bisedimin dhe intervistimin e kandidatëve të paraparë por kjo mbldhje nuk mund të vazhoj sepse i ka të pranishëm vetëm dy anëtar”,ka thënë ai.

    Komisioni hetimor Parlamentar sot ka pasur të planifikuar intervistimin e dëshmitarëve si Fadile Dyla, sekretare e Përgjithshme e MAShTI-t; Avni Rexha, u.d. drejtor i Departamentit të Arsimit Parauniversitar; Genc Hamzaj, AShI etj.

    Javën e kaluar ish-ministra të Arsimit e Financave kanë raportuar para këtij komisioni. Ata janë pyetur për formën se si kanë menaxhuar procesin e shpërndarjes së librave në periudhën kur ata kanë udhëhequr.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark