​Dështon sërish zgjedhja e gjyqtarit të dytë të Kushtetueses - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    ​Dështon sërish zgjedhja e gjyqtarit të dytë të Kushtetueses

    Insajderi
    24 November 2022 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    As në raundin e tretë, Kuvendi i Kosovës, nuk arriti të zgjedh gjyqtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese.

    Në garë për gjyqtar të Kushtetueses ishin Dukagjin Avdyli dhe Bardh Vokshi.

    Asnjëri prej këtyre kandidatëve nuk morën votat e mjaftueshme për gjyqtar.

    Me votim të fshehtë, Bokshi mori 30 vota, Avdyli 36 sosh.

    Pas dështimit, kryeparlamentari kërkoi nga komisioni përkatës që t’i merr veprimet e nevojshme për publikimin e thirrjes për propozimin e një kandidati për gjyqtarë të Kushtetueses.

    Ndërsa në raundin e parë votat e mjaftueshme i ka marrë Enver Peci i cili i është rekomanduar presidentes së vendit për emërim si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark