Dështon shfaqja në teatrin kombëtar për shkak të ndaljes së rrymës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Kulturë

    Dështon shfaqja në teatrin kombëtar për shkak të ndaljes së rrymës

    Insajderi
    22 December 2021 - 21:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktori i njohur, Kushtrim Sheremiti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në tëitter, ka njoftuar se është ndalur rryma në Teatrin Kombëtar të Kosovës, rrjedhimisht shfaqja ka dështuar.

    KEDS ka njoftuar se nga sot do të ketë reduktime të rrymës elektrike në krejt Kosovën.

    Në momentin e raportimit, disa lagje të Prishtinës janë pa rrymë.

    Sheremeti njoftoi se rryma në Teatrin Kombëtar të Kosovës është ndalur fiks në ora 20:00.

    Ndërkohë që Teatrit Kombëtar nuk i punon gjeneratori që 2-3 vjet, e si pasojë e reduktimeve, shfaqja Lea & Co dshtoi derisa salla ishte plot me publik.

    Krejt në fund, Sheremeti ironizoi duke shkruar “KosovëDjepLirie”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark