Insajderi
Lajme

Destabilizim i motit dhe ulje e temperaturave, parashikimi i motit për të martën

Insajderi
17 August 2026 - 21:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Destabilizim i motit dhe ulje e temperaturave, parashikimi i motit për të martën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të martën parashikohet mot me diell dhe vranësira në orët e mëngjesit, ndërsa rreth mesditës pritet të depërtojë një front i dobët ajror, i cili do të sjellë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh, kryesisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 45 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, me minimale që do lëvizin prej 15 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 31°C. Vlerat më të ulëta parashihen në gjysmën e epërme të Kosovës. /MeteoKosova/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark