×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Detaje/ 29-vjeçaren e fejuan pa dëshirën e saj, kur tha “jo”, e rrahën barbarisht

    Insajderi
    22 June 2024 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 29-vjeçare në Vlorë përfundoi në spital pasi u dhunua nga tre burrat e familjes.

    Ajo u dhunua nga babai, vëllai dhe i fejuari i saj. Ngjarja ndodhi në banesën ku ajo jetonte së bashku me prindërit.

    Shkak për ngjarjen ishte refuzimi i saj për të nisur bashkëjetesën me 34-vjeçarin Armandi Janka me të cilin familja e kishte fejuar pa pëlqimin e saj. Rezistenca e saj solli jo vetëm dhunën nga i fejuari por dhe nga babai i saj Astrit Barjami dhe vëllai Erlind Barjami

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit për ngjarjen ndërhynë dhe parandaluan përshkallëzimin e dhunës. 3 burrat u vunë në pranga ndërsa vajza ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

    Gjatë kontrollit në banesën ku ndodhi ngjarja, policia sekuestroi një armë gjahu dhe municion luftarak që i përkiste babait të vajzës, Astrit Barjami.

    Një episod tjetër dhune në familje u regjistrua në Klos ku për një motiv të çastit u konfliktuan dy vëllezër në fshatin Gurë e Vogël.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark