Insajderi
Lajme

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Kosova

Insajderi
25 July 2026 - 16:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Kosova
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

19-vjeçari nga fshati Ramjan i Vitisë, Dion Emërllahu, ka vdekur të premten pas plagëve të marra nga një aksident i ndodhur më 21 korrik në Itali.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja e fshatit Ramjan, ku thuhet se Emërllahu ishte nisur nga Franca për të ardhur në Kosovë, bashkë me familje. Në njërin automjet ishte babai i tij, Avniu me familje, dhe në tjetrin tashmë i ndjeri.

Sipas mediumit “BresciaToday“, Emërllahu ishte përplasur me një kamion teksa po drejtonte një furgon.

“Pasi mori ndihmën e parë në vendngjarje, ai u transportua me helikopter në spitalin Civile në Brescia”, shkruhet në artikullin e “BresciaToday”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark