Detaje nga atentati me armë, autorët me “Golf” qëllojnë drejt furrës së bukës, pamje nga vendngjarja (VIDEO) - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Detaje nga atentati me armë, autorët me “Golf” qëllojnë drejt furrës së bukës, pamje nga vendngjarja (VIDEO)

    Insajderi
    22 March 2022 - 21:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmjen e sotme janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në Shkodër. Burime për albeu.com bëjnë me dije se është qëlluar në drejtim të një furre buke, në afërsi të spitalit.

    Mësohet se autorët kanë qëlluar nga një mjet tip “Golf” që ishte në lëvizje. Nga ngjarja nuk ka të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

    Pronarët e furrës janë shprehur se nuk kanë njohje me persona problematikë. Ata kanë thënë se kanë qenë emigrantë në Greqi për disa vite dhe janë kthyer duke investuar në biznesin e furrës.

    Ka nisur puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark