Detaje nga hetimet mbi vetëvrasjene 17-vjeçares, merren në pyetje 20 persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje nga hetimet mbi vetëvrasjene 17-vjeçares, merren në pyetje 20 persona

    Insajderi
    14 February 2025 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkaqet e vetëvrasjes së gjimnazistes në Gjirokastër mbeten ende mister.

    Për zbulimin e së vërtetës, prokuroria është angazhuar për të marrë informacion nga persona të afërt me Irsa Muçollarin. Ditën e enjte janë marrë në pyetje mbi 20 persona, për të hedhur dritë mbi shkaqet që e çuan 17-vjeçaren të ndërmerrte aktin ekstrem.

    Dyshimet se vajza e mitur kishte lënë një letër ku shkruante se bullizohej nga shokët dhe shoqet e shkollës ende nuk kanë një konfirmim.

    Madje, as në deklaratat e bëra para oficerëve të policisë gjyqësore, mësuesit dhe shokët e klasës nuk e kanë pranuar që Irsa bullizohej në shkollë.

    Hetuesit kanë zbuluar se 17-vjeçarja, ditën e ngjarjes, ka qenë në kishë dhe më pas është nisur drejt shtëpisë.

    Pak orë më pas, ajo është gjetur nga prindërit e vetëvarur në ambientet e shtëpisë. Edhe pse ndihma e parë e dhënë në spitalin e Gjirokastrës ka qenë e shpejtë, mjekët nuk kanë mundur ta mbajnë në jetë.

    Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se pritet të merren dëshmitë e dy shoqeve të saj, të cilat mund të hedhin dritë mbi rrethana të reja dhe detaje shtesë. Deri tani, nuk ka një version zyrtar të mbështetur në prova për arsyet që çuan në vetëvarjen e të resë.

    Ndërkohë, në gjimnazin “Siri Shapllo”, ku Irsa Muçollari mësonte, është dhënë urdhër që nxënësit të mos kontaktojnë me mediat, ndërsa heshtja mbizotëron edhe në Zyrën Arsimore të Gjirokastrës./Euronews Albania


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark