×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Detaje nga Ohëri: Borrell e Lajçak nisen drejt vilës shtetërore ku mbahet takimi Kurti-Vuçiq

    Insajderi
    18 March 2023 - 08:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, janë nisur drejt vilës shtetërore “Bilana” në Ohër, ku do të mbahet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Takimet pritet të nisin nga ora 10:00. Fillimisht do të mbahen takime veç e veç të ndërmjetësuesve me Kurtin e Vuçiqin, e pastaj do të pësojë takimi i përbashkët, raporton Express.

    Borrell deklaroi dje se ka pranuar komentet e palëve në lidhje me aneksin e zbatimit të propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

    “Shpresoj se Kosova dhe Serbia do të mund të bien dakord për rezultatin përfundimtar të këtyre bisedimeve”, tha Borrell më 17 mars, pas një takimi që zhvilloi me presidentin e Maqedonisë së Veriut në Shkup.

    Kurti dhe Vuçiq e kanë pranuar në parim propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt.

    SHBA-ja e ka mbështetur propozimin e BE-së, i cili më herët është njohur edhe si plani franko-gjerman.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark