Në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, më saktësisht në orën 4:54 Maqedonia e Veriut është goditur nga një tërmet, e lëkundjet janë dëgjuar edhe në Kosovë.
Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmologjik i Kosovës ka konfirmuar se Maqedonia është goditur nga një tërmet me magnitude 5.0 sipas shkallës Rihter.
Ai ka shtuar se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhë mbi 8 pasgoditje.
Epiqendra e këtyre tërmeteve ishte në 60 km jug-perëndim të Shkupit, 55 km jug të Prizrenit, shkruan Insajderi.
Shpjegimi i plotë i Mustafës:
Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 11/11/2020 n’ora 4:54 sipas kohës lokale, Maqedonia është goditur nga nje tërmet me magnitude 5.0 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet VI ballë të Merkalit.
Thellësia hipoqendrore ishte 10 km. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhe mbi 8 pasgoditje me një intensitet më të ulët 1.5-3.0 shkallës Richter.
Epiqendra e këtyre tërmeteve ishte në 60 km jug-perëndim të Shkupit, 55 km jug të Prizrenit.
Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në disa zona të Kosovës.