Detaje të aktakuzës - Rasti për të cilin akuzohet Haxhi Shala - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Detaje të aktakuzës – Rasti për të cilin akuzohet Haxhi Shala

    Insajderi
    30 December 2022 - 13:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dyshimet për keqpërdorim me tri vota i kushtuan me ngritje të aktakuzës ish-deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan Insajderi.

    Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë ndaj ish-deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala në lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtura me 14 shkurt 2021.

    Shala akuzohet për veprën penale “falsifikim i rezultatit të votimit”.

    “Hetimet kanë vërtetuar se të pandehurit, kundërligjshëm ia kanë shtuar 65 vota kandidates për deputete M. H. S. nga radhët e AAK-së, kurse kandidatit H. Sh. ia kanë shtuar 3 vota”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

    Përveç Shalës, prokuroria ka ngrit aktakuzë edhe ndaj 6 personave tjerë, zyrtarë të Qendrës për Numërimin e Rezultateve të KQZ-së.

    Siç njofton prokuroria, kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.

    /GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark