×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Detaje të reja nga vrasja në Përmet, fqinjët flasin për rastin

    Insajderi
    04 June 2023 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Detaje të reja kanë dalë nga krimi i djeshëm brenda një familje në Përmet ku djali 24-vjeçar që vuante nga depresioni, Albi Muhollari ka mbytur me qese nënën e tij.

    Ai ishte kthyer vetëm pak ditë më parë nga Amerika, ku ka qenë duke studiuar e punuar. Të afërmit e njohin si person të qetë.

    Albi ka kërkuar ndihmë në momentet e para të mbërritjes në familje. Mendohet se ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes mendore.

    Fqinjët pohojnë se Albi ka qenë duke kërkuar një armë, edhe pse 24-vjeçari njihet si person i qetë dhe nxënës i shkëlqyer në mësime.

    “Kanë qenë në punë të tyre, kanë qenë tregtare që në 90’. Djalin e kishte në Amerikë, nuk e njihnim fare. Dje nuk dëgjuam gjë. Ishin familje e respektuar, se prisnim gjallë në botë. S’kishte pse ta bënte. Ajo grua e mirë shumë, shumë e lartë. Ishin shumë të mirë, asnjëri nuk e priste. Djali ka qenë në shkollë për së mbari, djali më i qetë të tërë habiten. Nuk e di, fat i keq për të dy, edhe për djalin edhe për atë, grua e rrallë”-shprehet fqinja për TCH.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark