×
  • Lajme
  • Insajderi

    Detajet e bastisjes- A u thye banesa e Nagip Krasniqit dhe a kishte shkelje procedurale nga policia?

    Insajderi
    26 April 2023 - 22:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot një javë, 19 prill-  është arrestuar kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi me urdhër të Gjykatës Speciale. Ai po dyshohet se ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ dhe ‘’Konflikti i interesit’’.

    Sipas njoftimi të prokurorisë ditën e arrestimit atij i janë bastisur dy banesat e tij, ku janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre kompjuter, një llap-top, një celular, një USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme.

    Ndërsa, mediat kishin raportuar se Krasniqi kishte refuzuar t’ia hapte derën organeve të rendit për të kryer bastisjen. Por kjo sipas avokatit mbrojtës, Taulant Ferizi nuk është e vërtet.

    Në një intervistë për Gazetën Insajderi, Ferizi thotë se klienti i tij, Nagip Krasniqi ka qenë bashkëpunues me organet e rendit duke ua hapu derën e banesës me vullnet të plotë.

    Është raportuar në media se dera e banesës së z. Krasniqi është thyer gjatë bastisjes së banesës së tij si pasojë e refuzimit që z. Krasniqi ka bërë që t’ia hap derën organeve të rendit. Një gjë e till fare nuk ka ndodhur sespe Krasniqi me vullnet të plotë, e ka hapur derën, bastisja ka vazhduar në rrjedhën normale. Nuk është gjetur asnjë prove”, deklaroi ai.

    Tutje, sipas avokatit gjatë bastisjes ka pasur shkelje procedurale që sipas tij policia dhe hetuesia nuk kanë pasur urdhër apo autorizim për të kryër bastisje.

    Ne besojmë qe ka pasur shkelje proceduriale e të cilat pa paragjykuar një vendim të gjykatës do të mund të shpallen të papranueshme në Gjykatë. Fillimisht organet e hetuesisë kanë ardhur pa një urdhër verbale. Për ne ka qenë e paqart tentimi për të marr provat. Nuk ka qenë e qartë a do të bastiset vetëm shtëpia e tij apo edhe zyret. Policia nuk kanë pasur autorizim që të marrin prova edhe në hapësirat tjera në premisat e KEK’ut mirëpo një gjë e tillë ka ndodhur”, tha ai.

    Për çka dyshohet kryeshefi i KEK’ut, Nagip Krasniqi

    Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, me urdhër të Prokurorisë Speciale.

    Krasniqi është i dyshuar për nënshkrimin e një kontrate me procedurë të negociuar me kompaninë “Litwin SA” në partneritet me Bujari B. Shala B.I. për riparim kapital emergjent të kaldasë së bllokut A5 të termocentralit “Kosova A”, në vlerë mbi 3.4 milionë euro.

    Nagip Krasniqi u emërua kryeshef i KEK-ut gjatë muajit tetor në vitin 2021. Para se ta merrte këtë pozitë, ai e kishte udhëhequr Komitetin për Energjinë në Lëvizjen Vetëvendosje.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    15 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark