Moderatori i njohur kosovar, Meriton Mjekiqi, është arrestuar nga policia pasi u përfshi në një gjuajtje me armë.
Sipas burimeve të Klan Kosovës Meriton Mjekiqi është arrestuar në Fushë Kosovë për një ngjarje të ndodhur në Prishtinë.
Pas një rasti në kryeqytet, moderatori i njohur është arratisur për t’u strehuar tek një familjar në Fushë Kosovë, aty ku edhe është kapur nga Policia e Kosovës me ç’rast edhe është shoqëruar për procedura të mëtejme.
Familjari i Mjekiqit kanë thënë se nuk e ka ditur që Meritoni është në kërkim nga policia. Moderatori, sipas djalit të hallës së tij i ka kërkuar që të qëndrojë për disa ditë pa i sqaruar se ishte në kërkim.
Policia e Kosovës i kanë treguar Gazetën Insajderi se si erdhi deri tek arrestimi.
“Në ora 22:20, policia është njoftuar për një rast, në të cilin janë përfshirë dy vetura, konkretisht drejtuesit e tyre. Rasti, sipas informatave fillestare, ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në trafik të drejtuesve të dy makinave. Rasti është duke u trajtuar në SP ‘Jugu’ në Prishtinë”, thanë nga PK’ja.