Insajderi
Lajme

Detajet nga vrasja me thikë e 31-vjeçarit në Tiranë/ Sherri nisi në një fast-food

Insajderi
20 February 2026 - 17:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Detajet nga vrasja me thikë e 31-vjeçarit në Tiranë/ Sherri nisi në një fast-food
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin pasditen e kësaj të premte, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me thikë pas një konflikti të çastit.

Sipas asaj që raporton Top Channel, Egli Pashollari pati një konflikt me një grup të rinjsh në një fast-food në rrugën “Kongresi i Lushnjës”.

Pasi doli nga fast-foodi, dy autorët i bënë pritë dhe njëri prej tyre e goditi me thikë në shpinë.

Mësohet se policia ka shpallur në kërkim dy persona për këtë ngjarje të rëndë.

Egli Pashollari i cili mbeti i vrarë me thikë pasditen e sotme, rezulton të ketë punuar si polic i burgjeve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark