I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në fotografinë e fundit të publikuar nga mbështetësit e tij, duket se është duke u bërë gati për disa fotografi të reja.
Këto fotografi pritet të jenë pjesë e fushatës së Kurtit, si kandidati për kryeministër nga LVV.
I rrethuar nga floktari dhe grimerja, një detaje interesant është vërejtur në këtë fotografi.
Ai është ulur në tri karrigia, e krejt kjo për të qenë në nivel të duhur që grimerja dhe floktari ta rregullojnë atë sa më mirë.
Tashmë, LVV ngjashëm si partitë e tjera ka publikuar listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku Kurti i prinë asaj liste me numrin 1./ Insajderi.org