×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    “Devolli Corporation” rrëmben edhe tri çmime nga OEK-u

    Insajderi
    03 December 2022 - 20:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Oda Ekonomike të Kosovës ka bërë ndarjen e çmimeve vjetore për vitin 2022 në tri kategori për kompanitë vendore, atë të tatimpaguesit, eksportuesit dhe punëdhënësit.

    Ashtu sikur në dy vjetët e kaluara edhe kësaj radhe “Devolli Corporation” ka përmbushur kriteret dhe është shpërblyer me tri çmime atë të tatimpaguesit, eksportuesit dhe punëdhënësit të këtij viti, njofton Klan Kosova.

    Në ceremoninë e mbajtur në ambientet e Klan Arenës, drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna, shprehu falënderime të veçanta për të gjithë kontribuuesit për gjashtë dekada që mbushi mbrëmë ky institucion.

    Ai tutje shtoi se është mirënjohës ndaj kompanive të suksesshme të Kosovës të cilat i quajti bartës të zhvillimit ekonomik të Kosovës së pasluftës.

    Nga “Devolli Corporation ShPK”, u shprehen të lumtur që edhe këtë vit kompania ka realizuar suksese të radhës dhe që plani zhvillimor i kësaj korporate e cila numëron mbi 4,500 të punësuar dhe një rrjet prej më tepër sa 15,000 bashkëpunëtorë të jashtëm, është kontinuitet i plasmanit të brendeve në mbarë tregun botërorë.

    “Devolli Corporation” mban statusin e korporatës lidere në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark