×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Dezinformata serbe për sulmin ndaj të moshuarës arrin edhe në Spanjë

    Insajderi
    03 November 2022 - 22:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Propaganda serbe që e moshuara nga rasti i Pejës ishte e komunitetit serb tashmë është shpërndarë edhe në Spanjë, nga kanali televiziv, Telecinco.

    Kështu bëri të ditur profesor asistenti në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e prishtinës, Dren Gërguri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

    “Të tmerrshme: pamjet e keqtrajtimit të një infermiereje shqiptare ndaj një të moshuare serbe në Kosovë”, ishte titulli i artikullit të televizionit, Telecino.

    Kujtojmë se dje mediat serbe, raportuan se gruaja e sulmuar dje në Pejë ishte serbe, duke pasur kështu për qëllim dezinformimin dhe propagandën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark