BE dhe Qeveria diskutojnë për reforma në administratën publike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    BE dhe Qeveria diskutojnë për reforma në administratën publike

    Insajderi
    02 June 2016 - 09:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës do të mbajnë diskutimet politike të nivelit të lartë për reformën e administratës publike në Kosovë për të rishikuar progresin e shënuar dhe të për t’u pajtuar për veprimet përcjellëse.

    Në një komunikatë për media, bëhet e ditur se këto diskutime do të zhvillohen rreth dy shtyllave të kornizës strategjike të Reformës së Administratës Publike.

    “Dy shtyllat e kornizës strategjike të reformës për të cilat do të diskutohet janë: Zhvillimi i Politikave dhe Koordinimit dhe Zhvillimi i Shërbimeve Publike dhe Resurseve Njerëzore, Ofrimi i Shërbimeve dhe Përgjegjësia, ndërsa do të fokusohen në zbatimin e strategjive kryesore: Strategjia për modernizimin e administratës publike, Strategjia për përmirësimin e planifikimit dhe bashkërendimit të politikave dhe Strategjia për rregullim më të mirë”, thuhet në komunikatë.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark