Insajderi
Insporti

Dhëndri i Kosovës, Adeyemi, lojtari më i ri i Barcelonës

Insajderi
10 July 2026 - 18:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dhëndri i Kosovës, Adeyemi, lojtari më i ri i Barcelonës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Barcelona ka arritur marrëveshje me Borussia Dortmundin për transferimin e sulmuesit Karim Adeyemi.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur Fabrizio Romano, sipas të cilit klubi gjerman ka pranuar ofertën e kampionit spanjoll për reprezentuesin gjerman.

Sipas raportimeve, transferimi i Adeyemit do t’i kushtojë Barcelonës 22 milionë euro, ndërsa marrëveshja parashikon edhe deri në 7 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Romano bën të ditur se Adeyemi kishte vendosur ta vazhdonte karrierën vetëm te Barcelona dhe tashmë ka arritur marrëveshje për një kontratë pesëvjeçare me klubin katalanas.

Adeyemi, i cili është dhëndër kosovar, pritet t’i bashkohet Barcelonës pas përfundimit të procedurave zyrtare të transferimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark