Dhimbjet që ju shkaktohen si pasojë e mungesës së vitaminës D - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Dhimbjet që ju shkaktohen si pasojë e mungesës së vitaminës D

    Insajderi
    20 February 2024 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vitamina D është kruciale për shëndetin e përgjithshëm të trupit, pasi që ndihmon t’i mbajë të shëndetshëm muskujt, eshtrat dhe dhëmbët.

    Kjo vitaminë nevojitet edhe për ta rregulluar sasinë e kalciumit dhe fosfatit në trup.

    Mungesa e vitaminës D mund të shpie në komplikime serioze.

    Sipas ekspertëve, ju mund të keni mungesë të vitaminës D nëse keni filluar të keni dhimbje të ndryshme në muskuj.

    Ndonëse shkaktari i dhimbjes në muskuj ndonjëherë është i vështirë për t’u gjetur, sipas ekspertëve, një shkaktar i zakonshëm është mungesa e vitaminës D.

    Më shumë se 70% e të gjithë njerëzve me dhimbje muskuj kanë mungesë të vitaminës D, transmeton Telegrafi.

    Kjo për shkak se mungesa e vitaminës D mund të shpie në një ndjeshmëri më të madhe të receptorëve në muskuj.

    Tjerat simptoma të mungesës së vitaminës D përfshijnë ndjenjën e lodhjes së tepërt, sëmureni më shpesh se zakonisht dhe në përgjithësi keni më shumë dhimbje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    06 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark