Dhjami i tepërt rreth belit, ka tendencë të keni tru më të vogël - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Dhjami i tepërt rreth belit, ka tendencë të keni tru më të vogël

    Insajderi
    21 February 2024 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bel i gjerë, tru i vogël? Nëse jeni të trashë, në veçanti në pjesën e mesit të trupit, atëherë ka shumë mundësi që veçse e keni tkurrur vëllimin e materies gri në tru, sipas një studimi të publikuar në revistën ‘Neurology’.

    Materia gri e trurit i mban shumicën e 100 miliardë qelizave nervore që i ka truri, ndërkaq materia e bardhë është e mbushur me fibra nervor që i lidhin regjionet e trurit.

    Edhe studimet e mëhershme kanë treguar për lidhje mes atrofisë së materies gri dhe rrezikut për të zhvilluar demencën.

    Shkencëtarët kanë studiuar gjithsej 9,652 persona të moshës së mesme, ndërsa nga eksperimentet dhe analizat e ndryshme kanë zbuluar se personat me indeksin më të lartë të masës trupore (BMI) kishin pasur vëllimin më të ulët të materies gri në tru.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    06 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark